Vijon gjyqi për dosjen “Partizani”, avokatët mbrojtës: Pse nuk është thirrur Rama

18 Prill 2025 | 13:34

Prej orës 9:30 po vijon në GJKKO procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”, ku togat e zeza do duhet të vendosin nëse e kalojnë për gjykim, e kthejnë pas për plotësim hetimesh apo e pushojnë.

Avokatët e kreut të opozitës Sali Berisha në prapësimet e tyre kërkuan pavlefshmërinë e akteve dhe pushimin çështjes.

Sipas tyre, aktet e ekspertimit janë bërë në shkelje të ligjit nga hetuesit e BKH kur në fakt argumentuan ata do duhej të bëheshin nga ekspertë të licencuar.

Gjithashtu, avokatët prapësuan provat për ndryshim destinacioni të “Klubit Sportiv Partizani”, me pretendimin se janë bërë sipas tyre nga kryeministri Edi Rama, teksa ngritën pyetjen se përse nuk i janë marrë deklarime këtij të fundit.

SPAK ndërkohë ka përfunduar me parashtrimet dhe i ka dorëzuar edhe me shkrim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit. Sipas informacioneve paraprake, i riu është...
19:51 | 25/07/2026

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026