Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO
Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për kreun e PD-së Sali Berishën. Nga seanca e ditës së sotme, pritej që vendimi të kalonte ose jo për gjykim.
Mësohet se seanca e radhës për dosjen “Partizani” shtyhet më datë 11 prill 2025, rreth orës 10:00
Në një deklaratë për media, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se arsyeja e shtyrjes së seancës është mungesa e një prej avokatëve për arsye shëndetësore. Ai u shpreh se gjatë seancës u dhanë kontestimet e Prokurorisë ndaj qëndrimit të avokatëve. Gjokutaj shton se ka mungesë të një fakti penal duke kërkuar një pushim të çështjes.
Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026