Thellohet lufta tregtare, SHBA taksë të re anijeve kineze

18 Prill 2025 | 15:11

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar vendosjen e taksave të reja për anijet e prodhuara nga Kina që do të ankorojnë në portet amerikane, me një lëvizje që rrezikon të revolucionarizojë akset e tregtisë globale dhe të rrisë tensionet me Pekinin.

Sipas propozimit të hartuar nga administrata Trump, tarifat do të hyjnë në fuqi pas 6 muajsh dhe do të prekin edhe pronarët dhe operatorët kinezë të anijeve që nuk janë prodhuar në Kinë, ka deklaruar përfaqësuesi i SHBA për tregtinë.

Tarifat do të aplikohen për çdo vizitë në Shtetet e Bashkuara dhe maksimumi 5 herë në vit për anije, saktësohet në një komunikatë zyrtare.

Departamenti i Tregtisë ka njoftuar gjithashtu tarifa specifike për mjetet lundruese që janë ndërtuar jashtë shtetit e që transportojnë automjete, të cilat do të hyjnë në fuqi pas 180 ditësh. Tarifa do të ketë edhe për kë transporton gaz natyral të lëngshëm.

Lëvizja synon të ripërtërijë fuqinë e flotës tregtare amerikane dhe t’i përgjigjet politikave, veprimeve dhe praktikave të paarsyeshme të Kinës, që synon sipas Uashingtonit të dominojë sektorin detar dhe logjistik të marinës.

Në 2024-n, presidenti i atëhershëm Joe Biden urdhëroi Departamentin e Tregtisë të hetonte mbi praktikat e paligjshme të gjigantit aziatik në industrinë detare.

Hetimi u vazhdua nga presidenti Donald Trump, i cili në fillim të marsit njoftoi edhe ngritjen e një zyre për rindërtimin e marinës tregtare.

Pasi dominoi vitet dhe dekadat pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, industria detare amerikane ka humbur vazhdimisht terren dhe sot përbën vetëm 0.1 për qind të saj në nivel botëror, me primatin që i ka kaluar Azisë.

Kina sot ndërton thuajse gjysmën e anijeve, duke ia kaluar Koresë së Jugut dhe Japonisë. Sipas OKB, tre vendet aziatike përfaqësojnë 95 për qind të anijeve civile të ndërtuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i jetueshëm në botë, sipas Indeksit Global të Jetëshmërisë 2026 të Njësisë...
18:06 | 25/07/2026

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026