Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kurti dhe Osmani nuk pranojnë të komentojnë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duket se nuk ka ndërmend të përzihet më në situatën e krijuar nga partitë politike, të cilat në dy raste dështuan të konstituojnë Kuvendin e ri.
Ajo tha shkurt në kohën kur po bënte homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, se nuk dëshiron t’i përziej këto çështje.
“Ju e dini që e kemi një praktikë që çdo herë kur i përkujtojmë dëshmorët dhe martirët për shkak të nderimit ndaj tyre, nuk përziejmë tema politike me këtë nderim”,-tha Vjosa Osmani.
Nga ana tjetër, asnjë koment nuk e ka dhënë as kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, kur bëri homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në sheshin qe mban emrin e këtij te fundit.
“Seanca është nesër”,-tha Kurti.
Ndërsa, ministri në dorëheqje i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka akuzuar partitë opozitare për bllokim, duke shtuar se i kanë numrat.
“Patjetër që numrat i kemi. Ne jemi të vetëdijshëm të gjithë që Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese dhe nuk është fituese dosido. Opozita duke e parë këtë rrezik për ta e pengoi që dy seanca radhazi konstituimin e Kuvendit që është një goditje ndaj demokracisë”, Ejup Maqedonci – Ministër i Mbrojtjes i dorëhequr.
Të shtunën në orën 12 do mbahet seanca e radhës ku pritet të konstituohet legjislatura e 9 e Kosovës.
Ky proces dështoi dy herë pasi ish-partitë opozitare kërkojnë që Albin Kurti dhe ministrat e tij të japin formalisht dorëheqje. Këto mospajtime kanë bllokuar procesin e konstituimin e kuvendit të ri të Kosovës.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)