Abdixhiku: Është në interes kombëtar të nis betimi i deputetëve

19 Prill 2025 | 12:44

Pasi u mbajt një takim konsultativ në Kuvendin e Kosovës, është rënë në dakordësi që të ketë një komision të ri që do ti verifikoj mandatet e deputetëve të Kosovës, e më pas të vinë me një raport të ri që do të votohet në Kuvend.

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje, duhet të respektojë skenarin e Kuvendit dhe jo të partisë.

Ai deklaroi para nisjes së seancës se është në interes kombëtar që të formohen institucionet e Kosovës dhe të nis betimi i deputetëve.

“Edhe sot kemi vendosur mos ta shkelim kushtetutën. Është në interes kombëtar qe institucionet e Kosovës të formohen dhe në nis betimi i deputetëve. Shpresoj sot që sinqerisht kryesuesi i kësaj seance me i vjetri qe rastisi të jetë nga partia e parë të respektojë skenarin e sekretariatit të Kuvendit e jo skenarin e partisë. Nëse në Kuvend veprojmë me skenarë të partisë, atëherë kemi thyer amendamentin bazik, funksionimin kushtetues. Kosovës i duhet konstituimi i institucioneve, betimi i deputetëve, është turp ajo që po ndodhë”, tha Abdixhiku.

Mësohet se ka përfunduar takimi konsultativ i partive politike.

Përbërja e takimit ishte: Mimoza Kusari Lila nga Alternativa, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sala Jashari dhe Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026