Aksident në Durrës, makina përplas të miturit me skuter

Konflikti me armë në Lushnjë
19 Prill 2025 | 16:49

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës pranë godinës së Bashkisë në Durrës.

Një automjet tip “Hyundai” me targa AB 564 CL, i drejtuar nga shtetasi S.H., ka përplasur një motomjet skuter elektrik ku ndodheshin dy të mitur.

Në drejtimin e skuterit ishte një 13-vjeçar me inicialet E.I., i cili udhëtonte së bashku me një bashkëmoshatar. Të miturit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026