Krimet zgjedhore, SPAK për Euronews: Kemi nisur hetimet për 16 çështje penale

20 Prill 2025 | 12:45

SPAK po heton 16 çështje penale për zgjedhjet e 11 majit, 4 prej tyre të nisura me iniciativë të prokurorëve.

Për Euronews Albania, Prokuroria e Posaçme bën me dije se janë pranuar gjithashtu 19 kallëzime nga qytetarët përmes platformës “Denonco krimin zgjedhor”.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hapur 16 procedime penale që lidhen me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një përgjigje zyrtare për Euronews Albania, SPAK konfirmon se nga të gjitha materialet kallëzuese të dorëzuara pranë saj, janë regjistruar gjithsej 16 çështje penale, të lidhura me procesin zgjedhor.

Nga këto, 4 procedime janë regjistruar kryesisht, me nismë të vetë prokurorëve. Kjo tregon se SPAK ka qenë i vëmendshëm edhe ndaj deklaratave publike, shkrimeve mediatike, si dhe informacioneve nga burime të hapura.

Në lidhje me denoncimet online, në platformën zyrtare “Denonco krimin zgjedhor” të SPAK janë depozituar deri tani 19 kallëzime nga qytetarët.

Asnjë prej këtyre denoncimeve nuk është kthyer në procedim penal nga SPAK, por ato janë transferuar për kompetencë në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, ose janë dërguar për verifikime të mëtejshme në Policinë e Shtetit.

SPAK është kompetent për një listë të kufizuar veprash penale që lidhen me zgjedhjet, si korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje, ose kur vepra penale është kryer nga zyrtarë të lartë, apo në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026