Osmani: Trashëgimia e Papa Françeskut do të jetojë në jetët që ai preku
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, duke vlerësuar trashëgiminë e tij si të paharrueshme dhe thellësisht humane.
Në një postim në rrjetin social X, Osmani tha se populli i Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për ndarjen nga jeta të kreut të Kishës Katolike, duke e përshkruar atë si një zë të dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë.
“Populli i Republikës së Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për vdekjen e Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë. Trashëgimia e tij do të jetojë në jetët e panumërta që ai preku. Ne qëndrojmë me të gjithë ata që përcjellin mesazhin e tij të qëndrueshëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, shkroi Osmani, transmeton KosovaPress.
Papa Françesku ndërroi jetë mëngjesin e së hënës, më 21 prill, në moshën 88-vjeçare. Lajmi u dha nga Vatikani përmes një deklarate nga Kardinali Kevin Farrell.
Ai shërbeu si peshkop i Romës dhe udhëheqës i Kishës Katolike që nga viti 2013, kur pasoi Benediktin XVI pas dorëheqjes së këtij të fundit. Gjatë papatit të tij, Papa Françesku njihej për qëndrimet e tij reformuese, përkushtimin ndaj të varfërve, dhe thirrjet për paqe dhe drejtësi globale.
LEXONI GJITHASHTU:
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 14:14 Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore