Kambanat e Notre Dame ranë 88 herë në kujtim të Papa Françeskut
Këmbanat e Katedrales së Parisit të Notre Dame ranë 88 herë sot në kujtim të Papa Françeskut, i cili vdiq mëngjesin e sotëm në moshën 88-vjeçare.
Një meshë do të mbahet në Notre Dame dhe autoritetet e qytetit do të fikin dritat në Kullën Eifel në mbrëmje në kujtim të Papës, raporton Reuters. Më herët gjatë ditës së sotme, Vatikani përmes një video-njoftimi njoftoi se Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.
Ai ishte kreu i parë suprem nga Amerika Latine i Kishës Katolike Romake. Papa vuajti nga sëmundje të ndryshme gjatë 12 viteve që kaloi në krye të Kishës Katolike Romake.
Në shkurt ai u shtrua në spital me një infeksion të rëndë respirator, ku fillimisht u trajtua për bronkit dhe më pas u diagnostikua me pneumoni dyfishe.
Për shkak të rekomandimeve të mjekëve, ai nuk drejtoi shërbesën e djeshme të Pashkëve, por doli në fund për të dhënë bekimin tradicional.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë