Ervin Bushati: Shqiptarët nuk e kanë shumë problem patronazhimin, përderisa votuan Partinë Socialiste

4 Maj 2021 | 21:58

Kryeredaktori i lajmeve në Euronews Albania, Mentor Kikia, i drejtoi një pyetje Ervin Bushatit në “Ilva Now”, në lidhje me patronazhistët.

“Përtej legjendës urbane se çfarë janë patronazhistët, çfarë funksionesh politike kryejnë këta njerëz?”, pyeti z. Kikia.

Sipas z. Bushati, nuk ka asgjë të jashtëligjshme dhe mistike në lidhje me patronazhistët, madje ai tha se shqiptarët nuk e kanë aq problem që të kenë një patronazhist, përndryshe nuk do të kishin votuar Partinë Socialiste.

“Shqiptarët nuk e kanë kaq shumë problem patronazhimin përderisa votuan Partinë Socialiste. Kjo ishte një histori që tregohet si puna e gogolit për të trembur fëmijët. Shqiptarët nuk janë fëmijë”, u shpreh z. Bushati.

Ervin Bushati tha se të ashtuquajturit patronazhistë, janë anëtarë të Partisë Socialiste që janë të aftë për t’u angazhuar në fushatën elektorale dhe e bëjnë këtë vullnetarisht.

“Partia Socialiste ka anëtarë që gjatë gjithë kohës emërtohen si të tillë. Në kohë fushate, anëtari i aftë për të bërë fushatë, quhen patronazhistë. Siç quhen vullnetarë në Amërikë, ne kemi një term që në momentin që dikush angazhohet dhe ka për detyrë të angazhohet në fushatë, quhet patronazhist”, u shpreh Ervin Bushati, duek shtuar se patronazhisti ka për detyrë të thërrasë zgjedhësit si edhe t’u caktojë oraret në votime.

Z. Bushati akuzoi PD-në se edhe ajo ka një sistem patronazhimi, madje sipas Ervin Bushatit atë sistem e kanë kopjuar nga Partia Socialiste.

“Ajo çfarë më rezultoi është që edhe sistemi i PD-së është i njëjtë, na kanë kopjuar pasi i zgjodhën zgjedhësit në mëngjes dhe u pa një pjesëmarrje e lartë dhe bëri që Lulzim Basha të mendonte se do të fitonte”, tha z. Bushati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021