Shqiptarja rrëfen takimin me Papa Françeskun dhe mesazhin e tij për rininë shqiptare

21 Prill 2025 | 19:40

E ftuar në studion e emisionit “People” në Euronews Albania, ishte Siona, një vajzë shqiptare nga Lezha, e cila në shkurt të vitit 2025 pati mundësinë të takonte Papa Françeskun.

Ajo tregoi me emocion takimin dhe mesazhin që Papa i dha rinisë shqiptare.

Siona shpjegoi se si ajo dhe një mik i saj arritën të kishin mundësinë për të takuar Papa Françeskun dhe ndau detaje nga ky moment shumë i rëndësishëm për të.

“E kam takuar Papën dy muaj më parë, në fillim të shkurtit 2025. Ishte një hir nga Zoti, them gjithmonë. Siç e shikoni, ishim një grup i madh në një takim që Papa zhvillonte çdo të mërkurë dhe ishim një përfaqësim i studentëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Italia. Në fillim ishte shumë emocionuese sepse këtë herë ai ishte përballë nesh, dhe ishte e pabesueshme. Po pyesja veten nëse ishte vërtet ai”, tha Siona.

Ajo tregoi se me mikun e saj, shkuan në fillim të rreshtit dhe bënë gjithçka për ta takuar Papën dhe për të marrë një mesazh për rininë shqiptare.

“Papa na përshëndeti dhe ne i kërkuam një mesazh për të rinjtë shqiptarë. Ai tha: ‘Mos e humbni shpresën, vazhdoni përpara me gëzim'”, përfundoi Siona, vajza shqiptare nga Lezha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026