“Kush voton kënetën politikisht autik”, Berisha: Superskandal, Rama si Hitleri
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj një deklarate të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë takimi të zhvilluar sot tha se kush voton kënetën (duke nënkuptuar PD) është politikisht autik.
Berisha tha se kjo deklaratë është fyese dhe diskriminuese ndaj personave me autizëm dhe sakrifica së njerëzve që qëndrojnë pas tyre.
Sipas tij, përçmimin ndaj fëmijëve e të rriturve me autizëm e kanë pasur diktatorët si Adolf Hitleri dhe Enver Hoxha.
“Të përdorësh ti një çrregullim, prapa të cilit qëndron një heroizëm i pazakonshëm i fëmijëve dhe prindërve, në qoftë se ka një çrregullim ku një nënë është më heroinë se çdo nënë tjetër me përpjekjen e saj, është nëna e një fëmije me këtë çrregullim. Dhe fëmija vetë që jo në pak raste duhet t’i kapë fjalët një nga një, duhet t’i përvetësojë fjalët një nga një. Dhe ky del me këtë frazë, tregon se është turp të quhet prind ky. Është turp të quhet bashkëshort ky. Është turp të quhet baba ky me këto fjalë që thotë për këta fëmijë heronj janë ata. Ata bëjnë përpjekje mbinjerëzore dhe arrijnë të shkollohen. Po rruga e tyre është një rrugë e vështirë. Këta gjeti ky për të etiketuar”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta