Berisha nga Puka: Çdo pensionist në Shqipëri duhej të merrte të paktën 360 mijë lekë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të hënë një takim elektoral në qytetin e Pukës, ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet vendore të 11 majit dhe prezantoi ofertën ekonomike të opozitës.
Në fjalën e tij, Berisha u ndal te niveli i pensioneve në Shqipëri, duke krahasuar situatën me vendet e rajonit. Ai akuzoi qeverinë e Edi Ramës për braktisje të skajshme të shtresave në nevojë dhe theksoi se çdo pensionist shqiptar sot do të duhej të paguhej të paktën 390 mijë lekë të vjetra, për të përballuar koston e jetesës.
“Në vitin 2013, pensionisti shqiptar merrte më shumë se malazezi, serbi apo maqedonasi. Sot ata marrin dy deri në tri herë më shumë. Pse nuk ranë ata në humnerë, por vetëm ne paskemi frikë nga kolapsi ekonomik?” – deklaroi Berisha.
Ai solli si shembull Malin e Zi, duke theksuar se ky vend i ka trefishuar pensionet pa pësuar krizë financiare.
“Mali i Zi i trefishoi pensionet. Maqedonia e dyfishoi. Serbia po ashtu. Vetëm Shqipëria, me buxhetin 8 miliardë euro, i ndan 16 milionë euro për 760 mijë pensionistë. Dhe kur ne kërkuam rritje, Rama tha: kjo na çon në humnerë. Jo, në humnerë na ka çuar vjedhja dhe korrupsioni,” tha Berisha.
Berisha kritikoi ashpër qeverinë për, siç tha ai, “keqmenaxhim dhe shpërdorim të pasurive publike”, ndërsa shpalosi një sërë premtimesh për rritje të ndihmës ekonomike, pensioneve dhe pagave, në rast të një fitoreje të opozitës.
Ai e përshkroi 11 majin si “ditë të kthesës së madhe kombëtare”, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë për “dinjitet, shpresë dhe një të ardhme në Shqipëri”.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë