Vonesat me zarfet, Balla i kërkon diasporës ti marrin vetë dhe ti nisin sa më shpejt

22 Prill 2025 | 19:18

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, i ka bërë thirrje shqiptarëve jashtë vendit, të regjistruar si votues për zgjedhjet e 11 majit 2025, që të veprojnë menjëherë për të siguruar dërgimin në kohë të fletëve të votimit.

Në një mesazh publik, Balla informoi se shpërndarja e fletëvotimeve ka nisur prej më shumë se një jave nga operatori postar DHL dhe se një e treta e tyre ka mbërritur tashmë tek votuesit, sipas të dhënave të KQZ-së.

Ai theksoi rëndësinë e respektimit të afatit ligjor, duke rikujtuar se vetëm fletët e votimit që mbërrijnë në Shqipëri deri më 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohen të vlefshme.

Në veçanti, për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Greqi, Balla sugjeroi të paraqiten personalisht pranë pikave të shpërndarjes së DHL për të tërhequr zarfin, për shkak të vonesave që po raportohen.

“Për ata që ende nuk e kanë marrë fletën e votimit, kryesisht vëllezërit dhe motrat tona në Greqi: do të ishte mirë të shkoni vetë pranë pikave të shpërndarjes për ta tërhequr zarfin. Duket se për shkak të volumit, shpërndarja nëpërmjet postës është e vështirë të realizohet në kohë,” tha Balla.

Ai këshilloi që qytetarët të ndjekin instruksionet e dërguara nga operatori postar apo nënkontraktorët e DHL në Greqi, për të tërhequr personalisht materialet.

Për ata që janë të pamundur të lëvizin, për arsye moshe apo shëndetësore, Balla sugjeroi kontaktin me shërbimet postare për të mundësuar dorëzimin e zarfit në shtëpi.

Duke u drejtuar atyre që tashmë kanë marrë fletën e votimit, ai i inkurajoi ta plotësojnë dhe ta dërgojnë menjëherë, duke shprehur mbështetjen për Partinë Socialiste dhe numrin 5 në fletëvotim.

Në përmbyllje të mesazhit, Balla shprehu mirënjohje për mbështetjen që diaspora po i jep Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, duke nënvizuar synimin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Faleminderit për mbështetjen e madhe që po i jepni Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në rrugën tonë pa kthim për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa dhe për ta parë flamurin tonë në Bruksel,” përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për gazetarët jashtë Kuvendit, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ardhur në seancën plenare vetëm për të...
16:57 | 23/07/2026

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026