Izraeli postoi dhe më pas fshiu një postim ngushëllimi për vdekjen e Papës

23 Prill 2025 | 08:03

Qeveria izraelite ndau dhe më pas fshiu një postim ngushëllimi në rrjetet sociale për vdekjen e Papa Françeskut, pa dhënë arsye për këtë, raportoi sot Reuters.

Mediat izraelite e lidhën këtë lëvizje me kritikat që Papa Françesku bëri për luftën në Gaza.

“U prehsh në paqe Papa Françesku. Qoftë i bekuar kujtimi i tij”, postoi të hënën llogaria e verifikuar “@Israel” në platformën X, pranë një fotografie të Papës teksa ai po vizitonte Murin Perëndimor në Jerusalem.

Jerusalem Post citoi zyrtarë në Ministrinë e Jashtme të Izraelit të kenë thënë se Papa kishte bërë “deklarata kundër Izraelit” dhe se ngushëllimet ishin postuar në mediat sociale “gabimisht”.

Papa Françesku, 88 vjeç, i cili vdiq të hënën, sugjeroi nëntorin e kaluar që komuniteti botëror duhet të studiojë nëse fushata ushtarake e Izraelit në Gaza përbënte gjenocid kundër palestinezëve, në disa nga kritikat e tij më të qarta për sjelljen e Izraelit në luftën me Hamasin që filloi në tetor 2023.

Papa gjithashtu e quajti situatën humanitare në Gaza “të turpshme” në janar, duke tërhequr kritika nga kryerabini hebre i Romës, i cili akuzoi Papa Françeskun për “mëri selektive”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026

Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)

Një qen i racës haski ka treguar përkushtimin e tij ndaj familjes në një moment dramatik, kur u përball me një ari që po vraponte...
21:04 | 07/07/2026