Misteret e Vatikanit: Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Pas përfundimit të periudhës nëntëditore të zisë (Novendia) dhe funeralit zyrtar të Papa Françeskut, Kisha Katolike po përgatitet për një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e saj që është zgjedhja e Papës së ardhshëm.
Konklava do të zhvillohet në Kapelën Sistine, ku Kolegji i Kardinalëve do të mblidhet në kushte të rrepta izolimi për të përzgjedhur liderin e ri shpirtëror të më shumë se 1.3 miliardë besimtarëve katolikë në mbarë botën. Procesi, zhvillohet nën një regjim të rreptë pa telefona, televizione apo kontakte me botën e jashtme.
Prej 252 kardinalëve aktualë, vetëm 138 kanë të drejtë vote, sipas rregullit që përjashton ata mbi moshën 80 vjeç nga votimi.
Pretendentët kryesorë për fronin papnor:
Peter Erdo (Hungari, 72 vjeç)

Kryepeshkopi i Budapestit dhe figurë qendrore në Këshillin Evropian të Peshkopëve. Ai shihet si përfaqësues i konservatorëve europianë. I njohur për qëndrimin e tij kritik ndaj politikave të migracionit dhe për një stil drejtues më juridik dhe i rezervuar.
Reinhard Marx (Gjermani, 71 vjeç)

Një figurë liberale dhe ish-president i konferencës së peshkopëve gjermanë, Marx ka qenë promotori i “rrugës sinodale”, një proces reformash që përfshinte çështje si beqaria, homoseksualiteti dhe roli i grave në kishë. I sfiduar nga konservatorët, ai mbetet një figurë me ndikim.
Marc Ouellet (Kanada, 80 vjeç)

Një nga zyrtarët më të lartë të Vatikanit për më shumë se një dekadë. I konsideruar një nga konservatorët e moderuar, ai ka ndihmuar në përzgjedhjen e peshkopëve gjatë papatit të Benediktit XVI dhe Françeskut. Mosha e tij, megjithatë, është në kufijtë e lejuar për pjesëmarrje.
Pietro Parolin (Itali, 70 vjeç)

Sekretari i Shtetit të Vatikanit që nga viti 2014, Parolin është ndër emrat më të fuqishëm në hierarkinë katolike. Me përvojë diplomatike të gjatë dhe besnik i linjës së Françeskut, ai shihet si një figurë e balancuar mes traditës dhe moderacionit.
Robert Prevost (SHBA, 69 vjeç)

Një nga figurat më të reja në krye të dikastereve të Vatikanit. Me përvojë të gjatë misionare në Peru dhe i afërt me Papa Françeskun, Prevost përfaqëson një brez të ri liderësh të angazhuar globalisht. Kandidatura e tij do të ishte historike, pasi Amerika kurrë nuk ka pasur një Papë.
Robert Sarah (Guinea, 79 vjeç)

Kardinali Sarah, i njohur për stilin e tij tradicional dhe shpirtin liturgjik, është një nga figurat më të vlerësuara nga krahët konservatorë të Kishës. Mbështetës i zellshëm i beqarisë për priftërinjtë dhe i kritik ndaj disa reformave të Françeskut.
Luis Antonio Tagle (Filipine, 67 vjeç)

Një nga figurat më të dashura në Azi, Tagle është konsideruar “Françesku i ardhshëm” për qasjen e tij të butë dhe njerëzore. Me rrënjë kineze dhe përvojë në krye të dikasterit të ungjillëzimit, ai shihet si përfaqësuesi ideal i një Kishe globale, sidomos në Azi dhe Afrikë.
LEXONI GJITHASHTU:
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij
- 21:43 Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani