“Ishte mik i madh i kombit tonë”, Berisha rrëfen bisedën me Papa Françeskun

23 Prill 2025 | 10:40

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar Papa Franceskun si një figurë të madhe të paqes dhe mik të shquar të Shqipërisë.

Këtë deklaratë Berisha e bëri pasi zhvilloi një vizitë pranë Ambasadës së Vatikanit në Tiranë, për të shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.

Në këtë vizitë solemne, Berisha la një mesazh ngushëllimi në librin e posaçëm të vendosur nga përfaqësuesit e Selisë së Shenjtë në Shqipëri.

Pas daljes nga ambasada, Berisha ndau me mediat një kujtim personal nga takimi i tij me Atin e Shenjtë, pak pas inaugurimit të tij si Papë.

“”Pata fatin ta takoj dhe bisedoj fare shkurt ditën e inaugurimit. E ftova në Shqipëri. Konstatova se tregoi vëmendje dhe interes ndaj ftesës. I thashë, ‘Unë po ju ftoj së pari sepse është një traditë që fqinjët vizitohen të parët dhe ne jemi ndër fqinjët më të parë.’ Së dyti, historia e Kishës Shqiptare, por edhe aleanca e shqiptarëve me Vatikanin, kërkon këtë vizitë”, tha Berisha.

Ai shtoi se vizita e Papa Françeskut në Shqipëri në vitin 2014 ishte një nga momentet më të veçanta në marrëdhëniet ndërfetare dhe politike të vendit, duke sjellë një mesazh uniteti, tolerance dhe respekti për viktimat e diktaturës komuniste.

Ai kujtoi me respekt vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, duke e vlerësuar si një ngjarje të jashtëzakonshme për vendin dhe për qytetërimin perëndimor në tërësi.

“Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, por edhe për mbarë qytetërimin perëndimor kur, gjatë vizitës së tij, Papa Françesku lumnoi këtu 38 martirë të Kishës Shqiptare, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për besimin e tyre tek Zoti dhe Krishti”, tha Berisha.

Në përfundim, Berisha uroi përjetësi për shpirtin e Papës Françeskut dhe e cilësoi ndarjen e tij nga jeta si një humbje të madhe për botën dhe veçanërisht për Shqipërinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026