Rriten tregjet e aksioneve, shkak tërheqja e Trump në luftën tregtare me Kinën

23 Prill 2025 | 16:21

Tregjet e aksioneve në mbarë botën përjetuan një rritje të ndjeshme këtë mëngjes, të nxitura nga shpresat për një lehtësim të tensioneve tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Pas një dite pozitive në Wall Street, optimizmi u përhap edhe në bursat evropiane dhe aziatike.

Në Evropë, indeksi STOXX 600 i aksioneve kryesore u rrit me 1.8% në orët e para të mëngjesit, duke shënuar ditën e dytë radhazi me fitime. Ndërkohë, indeksi FTSE 100 në Londër u ngjit me 1.02%, duke arritur në 8,415 pikë. DAX në Frankfurt regjistroi një rritje prej 2.15%, në 21,750 pikë, ndërsa CAC 40 në Paris u rrit me 1.43%, në 7,430 pikë.

Rritje u regjistrua edhe në tregjet aziatike, ku indeksi MSCI i rajonit Azi-Paqësor u forcua me 0.7%. Nikkei i Japonisë u rrit me 1.9%, ndërsa indekset në Shangai, Australi, Korenë e Jugut dhe Hong Kong shënuan rritje nga 0.1% deri në 2.4%.

Sipas analistit financiar Ryan Detrick nga grupi Carson: “Lehtësimi i acarimit SHBA-Kinë, falë komenteve të Bessent, e ka shtyrë tregun më lart.”

Ndikim të rëndësishëm pati edhe rritja e fortë e indeksit Doë Jones me 2.7%, e ndjekur nga S&P 500 me 2.5% dhe Nasdaq me 2.7%, të cilat kompensuan humbjet e një dite më parë.

Presidenti amerikan Donald Trump kishte kritikuar më herët kryetarin e Rezervës Federale Jerome Poëell, duke shkaktuar lëkundje në tregje. Megjithatë, Trump sqaroi se nuk ka në plan ta shkarkojë Poëell-in, por dëshiron norma më të ulëta interesi për të nxitur rritjen ekonomike.

Gjithashtu, Sekretari i Thesarit Scott Bessent dha sinjale pozitive mbi marrëdhëniet tregtare me Pekinin:

“Besoj se tensionet tregtare me Kinën do të zbuten, edhe pse negociatat ende nuk kanë filluar dhe priten të jenë të ngadalta,” deklaroi ai.

Në një prononcim të mëvonshëm, Presidenti Trump theksoi se është i gatshëm për një marrëveshje me Kinën dhe se tarifat “nuk do të jenë as 145 për qind, por as 0 për qind.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026