Buzhala: Rama në rënie, Berisha rritet ngadalë! Skena po hapet për liderë të rinj
Gazetari Berat Buzhala ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euroneës Albania për të komentuar rreth matjeve të katërta ku qytetarët janë pyetur se cili mendojnë se do të jetë politikani më i përshtatshëm për kryeministër.
Duke komentuar sondazhet, Buzhala tha se tashmë ka një lëvizje nga ata që në matjen e kaluar kanë qenë të pavendosur, ai tha se ndërkohë që Rama ka pësuar rënie, Berisha një rritje të lehtë, skena politike duket se po hapet edhe për tre partitë e reja.
“Pyetja është eksplicite dhe unë pres, kryeministri më i përshtatshëm për të drejtuar vendin. Por përveç Ramës dhe Berishës janë edhe tre politikan që marrin nga diçka, Janë edhe Lapaj, Shehaj dhe Qori”,-tha Buzhala.
Nga matjet e katërta të Barometrit 42 % e qytetarëve thonë se më i përshtatshmi për kryeministër është Edi Rama. Pas tij me radhë 24.1% Sali Berisha, 8.6% Adriatik Lapaj, 7.6% Agron Shehaj, 2.1% Arlind Qori, 1.1% Elena Kocaqi, 1% Tom Doshi dhe 10.6% janë përgjigjur nuk e di.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kë do votojnë qytetarët e Tiranës në 11 Maj. Rezultati i Barometrit, matja e dytë
- Barometri/ Ja si do të ndaheshin 37 mandatet e Tiranës, sipas matjes së dytë
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni