Përshkallëzohen tensionet Indi-Pakistan, pas sulmit vdekjeprurës në Kashmir
Tensionet mes rivalëve të vjetër, Indisë dhe Pakistanit, janë përshkallëzuar të enjten, pasi Nju Delhi e ndërmori një ofensivë diplomatike kundër Islamabadit, duke e fajësuar atë për një sulm vdekjeprurës që vrau 26 njerëz, kryesisht turistë, në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit.
India e akuzoi Pakistanin të mërkurën në mbrëmje se po e mbështet “terrorizmit përgjatë kufitarit” dhe mori masa diplomatike, përfshirë uljen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike, pezullimin e një marrëveshjeje të rëndësishme për ndarjen e ujërave dhe mbylljen e pikëkalimit kryesor tokësor me Pakistanin.
Pakistani i hodhi poshtë akuzat, ndërsa një grup militant i panjohur më parë, që e quan veten Qëndresa e Kashmirit, mori përgjegjësinë për sulmin.
Islamabadi tha se do të përgjigjet ndaj veprimeve të Indisë të enjten dhe se do të mbledhë Komitetin e Sigurisë Kombëtare, i përbërë nga zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë.
“India ka ndërmarrë hapa të papërgjegjshëm dhe ka bërë akuza”, tha ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, për kanalin lokal televiziv Dunya News.
Dar shtoi se veprimet e Indisë deri tani kanë qenë “jokinetike” [joushtarake], dhe paralajmëroi se “çdo hap kinetik nga India do të marrë përgjigje të njëjtë kinetike” nga Pakistani.
Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve kanë qenë të brishta gjithsesi, veçanërisht pas vendimit të Indisë për t’ia hequr Kashmirit statusin gjysmautonom në vitin 2019.
India dhe Pakistani e administrojnë secila nga një pjesë të Kashmirit, por të dyja e duan për vete të gjithë territorin.
Ato ka kohë të gjatë që e akuzojnë njëra-tjetrën për mbështetje të forcave që destabilizojnë njëri-tjetrin, dhe Nju Delhi e cilëson gjithë militantizmin në Kashmir si terrorizëm të mbështetur nga Pakistani.
Pakistani e mohon këtë dhe shumë myslimanë të Kashmirit e shohin luftën e militantëve si një përpjekje të brendshme për liri.
India tha të enjten i ka kërkuar një numri diplomatësh pakistanezë të largohen nga Nju Delhi, ndërsa diplomatët indianë i ka tërhequr nga Pakistani.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta