Parandalohet ngjarja kriminale: Kanosi fqinjin me armë gjahu, në pranga 42-vjeçari
Këtë të enjte policia e Librazhdit ka marrë njoftimin se në fshatin Gizavesht, një person kishte qëlluar me armë gjahu, në ajër. Pas marrjes së njoftimi shërbimet policore kanë shkuar në vendngjarje për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.
Policia e Librazhdit ka bërë të mundur arrestimin e autorit, shtetasi me iniciale S. Xh., 42 vjeç.
Burime bëjnë me dije se ngjarja nisi për shkak të një konflikti për motive pronësie, me fqinjin e tij, shtetasin me iniciale H. Xh., 80 vjeç, në fshatin Gizavesht. 42 vjeçari ka qëlluar me armë gjahu, në ajër, për ta kanosur atë.
Policia raporton se nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale,
Arma e gjahut dhe një sasi municioni luftarak janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, të cilat posedoheshin pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit