Puna gjatë vitit 2020, papunësia 11.7%, burrat dominojnë tregun
Edhe pse në një vit krize, ku pandemia ndikoi negativisht në ekonomi, norma e papunësisë në vendin tonë u regjistrua në 11.7 % ose 0.2% më e lartë se në vitin 2019.
Të dhënat e tregut të punës, tregojnë se numri i të papunëve u fiksua në 164.613 persona, nga 1.407.958 individë të moshës 15-64 vjeç.
| Individë të papunë | 164.613 |
| Të punësuar | 1.243.345 |
Në raport gjinor, burrat përbëjnë 55.5 % të punësimeve.
| Viti | 2019 | 2020 |
| Gra | 44.4 % | 44.5 % |
| Burra | 56.6 % | 55.5 % |
Sektori i shërbimeve dhe bujqësia kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me 79.5 % të volumit, ndjekur nga industria me 20.5 %.
| Shërbime | 43.4 % |
| Bujqësi | 36.1% |
| Industri | 20.5% |
Në vitin 2020, rezulton se 46.1 % e të punësuarve marrin paga fikse, 33.3 % janë të vetë-punësuar dhe 20.6 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.
| Të punësuar me pagë familjarë | 46.1 % |
| Të vetëpunësuar | 33.3 % |
| Puntorë në biznes | 20.6% |
Sipas rajoneve, qarqet me shkallë më të lartë punësimi ishin Gjirokastra dhe Korça, ndërsa zonat me shkallë më të ulët ishin Lezha dhe Dibra.
| Gjirokastra | 69.0 % |
| Korça | 61.1 % |
| Dibra | 44.7 % |
| Lezha | 33.7 % |
Gjatë vitit që lamë pas, paga mesatare bruto u rrit me 2.4 %, në krahasim me 2019-n.
| 2019 | 52.380 lekë |
| 2020 | 53.662 lekë |
Punonjës në aktivitete financiare, administratë publike, arsim dhe shëndetësi kanë përfituar rroga mbi nivelin mesatar, ndërsa e kundërta është regjistruar në sektorë si bujqësia, peshkimi, magazinimi, akomodimi dhe shërbimi ushqimor. Edhe në këtë aspekt hendeku gjinor u shënua me 6.6% në favor të burrave. Krahasuar me vitin 2019 vihet re një ulje e numrit të personave që paguhen me pagë minimale, sikundër ka edhe rritje në fashën e pagave mbi 120 mijë lekë.
| 2019 | 2020 | |
| Deri në 26.000 lekë | 27.9% | 26.2% |
| Mbi 120.000 lekë | 4.4% | 4.7% |
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut