Përfundon mesha mortore për Papa Françeskun, arkëmorti drejt vendit ku do të prehet
Në Vatikan ka përfunduar mesha mortore për Papa Françeskun, në një ceremoni që mblodhi liderë botërorë dhe qindra mijëra besimtarë nga e gjithë bota. Arkivoli që mban trupin e Papës tashmë është nisur në një procesion solemn drejt kishës Santa Maria Maggiore në Romë, ku do të kryhet ceremonia e varrimit.
Procesioni, që ndjek një itinerar prej 6 kilometrash nga Sheshi i Shën Pjetrit, kalon përmes qendrës historike të Romës, duke kaluar pranë Koloseut dhe Piazza Venezia, përpara se të mbërrijë në kishën ku Papa do të prehet përgjithmonë. Publiku do të mund ta ndjekë procesionin vetëm nga pas barrierave të vendosura përgjatë rrugës, ndërsa rreth 3000 vullnetarë janë angazhuar për të ofruar ndihmë dhe udhëzime për pelegrinët.
Ceremonia e varrimit në Santa Maria Maggiore nuk do të jetë e hapur për publikun, megjithatë turma të shumta po mblidhen jashtë për t’i bërë nderimet e fundit Atit të Shenjtë.
Në meshën mortore morën pjesë liderë nga më shumë se 150 vende të botës, ndër ta Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ministri i Jashtëm Igli Hasani, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Po ashtu, në ceremoni ishte i pranishëm edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, së bashku me liderë të tjerë si Emmanuel Macron i Francës, Frank-Walter Steinmeier i Gjermanisë, si dhe presidentët e Italisë, Ukrainës, Argjentinës, Filipineve, Polonisë, Britanisë së Madhe dhe Zelandës së Re.
Disa nga familjet mbretërore, përfshirë Princin Ëilliam të Britanisë, ishin gjithashtu të pranishëm, së bashku me 224 kardinalë, 750 peshkopë dhe priftërinj nga mbarë bota.
Papa Françesku ndërroi jetë më 21 prill, në moshën 88-vjeçare, pas një sulmi në tru. Në tri ditët para funeralit, rreth 250 mijë besimtarë kaluan pranë trupit të tij të vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit, për t’i dhënë nderimet e fundit një figure të njohur për përkushtimin e tij ndaj të pambrojturve dhe thjeshtësinë njerëzore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane
- 17:33 “Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
- 17:24 Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’
- 17:14 Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AFD
- 17:14 Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
- 17:07 Klopp pranon bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit: Jam më shumë se i motivuar, futbolli gjerman është në udhëkryq!
- 17:05 Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane