Presidenti Putin shpall armëpushim të përkohshëm në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë. Armëpushimi do të zgjasë nga mëngjesi i datës 8 maj deri më 11 maj, një periudhë që përkon me festimet për shënimin e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Kremlini ka njoftuar se ky armëpushim shpallet “për arsye humanitare”. Sipas një deklarate zyrtare, Rusia shpreson që pala ukrainase të ndjekë këtë shembull, duke theksuar se çdo shkelje të armëpushimit do të marrë një “përgjigje adekuate dhe efektive” nga Forcat e Armatosura të Federatës Ruse.
Rusia ka riafirmuar edhe një herë gatishmërinë e saj për bisedime paqeje pa parakushte me Ukrainën synimin për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive me partnerët ndërkombëtarë.
Ky njoftim pason një armëpushim të ngjashëm 30-orësh gjatë festave të Pashkëve, ku të dyja palët raportuan një ulje të luftimeve, megjithatë akuzat për shkelje të shumta të armëpushimit nga të dyja anët vazhduan.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë përshkruar javën që vjen si “shumë kritike” për përpjekjet e bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Ëashingtoni ka tentuar të ndërmjetësojë një marrëveshje mes dy palëve, duke vendosur ultimatum se do të tërhiqet nëse nuk arrihet përparim.
Nga ana tjetër, Rusia vazhdon të kontrollojë rreth 20% të territorit të Ukrainës që nga pushtimi i plotë më 24 shkurt 2022, përfshirë gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014.
Ukraina ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare për shpalljen e armëpushimit nga Rusia.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje