“Nuk ka marrë asnjë kokërr leku”, Rama: Becchetti është në siklet të madh

29 Prill 2025 | 09:38

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rubrikën e tij “Sy m’sy” edhe këtë të martë.

Një nga komentuesit tha se “varet sa miliona euro kanë shkuar për Francesco Becchettin”, ndërsa Rama u përgjigj se ai ende nuk ka marrë asnjë kokërr leku dhe, për më tepër, sipas Ramës, Becchetti ndodhet në një siklet të madh.

Rama tha se Becchetti zgjodhi kundërshtarin e gabuar dhe nuk mori asnjë kokërr leku.

“Becchetti nuk ka marrë asnjë lekë, asnjë kokërr leku, zero. Është në siklet të madh, në procese gjyqësore, penale. Është në siklete të mëdha, ka zgjedhur kundërshtarin më të gabuar, ai që ishte mësuar të bënte hajgare me shtetet dhe paratë e bankave, kompanive. Vajti, zgjodhi kundërshtarin më të gabuar dhe nuk ka marrë asnjë kokërr leku, deri tani, zero. Prit se nuk ke parë gjë akoma, as ti, as ai”, tha Rama.

Francesco Becchetti

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026