Rama: Nuk paguajmë për Becchettin, Berisha: Na dënon akoma më shumë

7 Prill 2023 | 16:15

Qeveria po shqyrton mundësinë e daljes nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit. Kryeministri Rama tha sot se vendi nuk do të paguajë faturën e vendimit për biznesmenin Francesko Becchetti.

Rama tha se beteja me biznesmenin do të vazhdojë dhe se Shqipëria nuk do të paguajë asnjë kriminel që sipas tij ka arritur influencojë edhe në Gjykatën e Arbitrazhit.

“Një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vite burg për mashtrim të shtetit shqiptar, arrijnë që të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën në do të hapim probleme të mëdha duke filluar nga java e ardhshme nga e cila madje po analizojmë edhe mundësinë e daljes fare nga juridiksioni pasi është skandaloze ajo që ka ndodhur”.

Deklaratë të cilën kryedemorkati Berisha e cilësoi si një gjobë akoma edhe më të madhe për Shqipërinë, pasi sipas tij njohja e kësaj gjykate është e detyrueshme për të gjitha vendet anëtare Bankës Botërore dhe OKB-së.

Beteja ligjore e qeverisë shqiptare me biznesmenin Francesco Becchetti ka nisur që në 2015-tën për shkak të mbylljes së televizionit Agon Channel.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026