“Takimi im me djalin e Trump!” Rama: Familja e presidentit e përgënjeshtroi “bufin”
Kryeministri Edi Rama tha në “Sy m’sy” se “marrëzitë e bufit”, duke iu referuar kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, detyruan Richard Grenell dhe djalin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump, të dalin e të përgënjeshtrojnë lajmet e rreme.
Ai tha se lajmet e rreme të shpërndara nga drejtuesi i zyrës së shtpypit të Partisë Demokratike, ku flitej për një takim mes Ramës dhe Trump JR., të organizuar me lobim të Grenell, përveçse të pavërteta janë një marrëzi, pasi sipas Ramës nuk ka asnjë arsye që ai ta kërkojë një tkaim të tillë.
“E patë çfarë ndodhi me zëdhënësin e bufit, i cili tha se Edi Rama dështoi në tentativën e tij për të shkuar në Beograd për të takuar Vuçiçin dhe te aneksi i kuzhinës të vbënte sikur takohej rastësisht me djalin e Trump? E patë ku arriti puna? U katandis puna që edhe familja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të përgënjeshtrojë kënetën. E kuptoni ju në çfarë lloj marrëzie ju ka futur bufi 80 e ca kusur vjeçar që ju flet përçartë? Si mund të katandiset një parti politike në këtë farë feje.
Krijojnë një thashethem absurd, total. Doli edhe se unë nuk shkova në funeralin e Papës, sepse po prisja të më merrte Vuçiçi në Beograd dhe aty do takohesha rastësish me djalin e presidentit Trump dhe kjo duhet të bëhej me ndërmjetësimin e Grenell. Pse duhet ta bëja unë këtë? U detyruan edhe çuni dhe ambasadori që të përgënjeshtronin kënetën. Këneta bënte deri dje sikur hynte e dinte për salcë kosi te Donald Trump. Sollën edhe Latifin. Edhe një gjë ne nuk japim para për inceneratorët, ne japim para që të mbahet pastër Tiranë, landfillin sot e ka shteti. E ka Agjencia e Aseteve të Sekuestruara dhe aty janë njerëzit e vënë nga shteti dhe marrin para për të bërë punën, sepse ajo punë kushton”,-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kontrata e PD, Rama: Pse duhen 6 mln dollarë kur “non grata” ishte komplot nga Soros
- Kontrata lobimit nga PD, reagon Rama: 6 milionë € për të hequr non gratën janë shumë
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë