Kontrata lobimit nga PD, reagon Rama: 6 milionë € për të hequr non gratën janë shumë
Kryeministri Edi Rama ka komentuar hetimin e nisur nga SPAK për një lobim 6 milionë euro në SHBA nga Partia Demokratike.
Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Vlorë Rama tha se shpenzimi i 6 milionë eurove është tepër i madh dhe e krahasoi këtë me një rast të mëparshëm, ku sipas tij për 500 mijë euro, ish-lideri i PD-së, Lulzim Basha u vu në qendër të akuzave.
Kryeministri theksoi se tani po jepen 6 milionë euro vetëm për të hequr damkën e një personi të cilit i është ndaluar hyrja në disa shtete perëndimore.
“Nuk është aspak e ekzagjeruar të flasësh për katastrofën që goditi Vlorën atë vit dhe që ende ka pasoja të thella. E njëjta dorë që shkaktoi atë plagë, është ajo që sot kërkon votën e shqiptarëve për interesat e tij personale. Dhe, besoj se ju, ata që jeni këtu dhe ata që po e ndiqni këtë përballje, ndoshta jeni të habitur nga fakti që janë paguar plot 6 milionë euro, thuhet nga patriotët, janë paguar për të hequr damkën e një personi ‘non grata’. Ju kujtohet se herën e kaluar, Luli për 500 mijë euro u bë leckë, dhe ai tha se u mblodhën disa patriotë. Por 6 milionë euro për të hequr damkën e një personi ‘non grata’ janë shumë për të mos pyetur se ku janë gjetur ato para. Si mundet që për hallin e një individi të paguhen më shumë para sesa shteti i jep për të gjitha partitë politike së bashku? E çuditshme është edhe se më herët na thanë se sapo të vinte Trump, ai do të largohej nga lista ‘non grata’. Tani, na duhet edhe 6 milionë euro me shpresën se kjo do të ndodhë. Sidoqoftë, kjo çështje nuk është ajo që shqetëson shumicën dërrmuese të shqiptarëve, të cilët janë sot në një moment historik ku duhet të marrin një vendim të rëndësishëm dhe të drejtë për të ardhmen e vendit të tyre”, tha Rama.
Rama nga Vlora: 6 mln euro për non-gratën e Berishës! Ku u gjetën paratë? pic.twitter.com/AiYtxlWPZ5
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) April 27, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë