Zbardhet vrasja e rojës në Vlorë, Karamuço: Ja pse u ekzekutua 58-vjeçari

29 Prill 2025 | 21:57

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se një operacion sekret të FNSH dhe RENEA mbrëmjen e së martës është arrestuar njëri nga autorët e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj 2 ditë më parë në qytetin e Vlorës.

Karamuço tregoi se policia e ka zbardhur plotësisht vrasjen që fillimisht u dyshua për çështje pronësie, nga ku ka rezultuar se bëhet fjalë për një vrasje mafioze të porositur nga Dubai nga grupe kriminale.

“Sot policia me një punë spektakolare e ka zbardhur plotësisht atë vrasje, nuk është vrasje për çështje pasurie, është një vrasje shumë e sofistikuar e porositur nga Dubai nga grupet kriminale, krimi i organizuar, grupe që kanë porositur 2 persona për të kryer atentatin. Njëri është i huaj, ka kaluar kufirin dhe po ndiqet nga autoritetet greke, tjetri është rrethuar në Ksamil dhe sapo është arrestuar. Deri tani dyshohet se nga ana e grupeve kriminaleve rivale i ndjeri është akuzuar shpesh si informator i grupit tjetër dhe është ekzekutuar me urdhër nga Emiratet e Bashkuara. Janë grupe transnacionale por që rrënjët i kanë në Vlorë”, tha Karamuço.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026