Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, kamerat filmuan autorin, 2 pistat ku po hetohet
Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë deri më tani është e mbuluar me mister. Kjo për faktin se viktima nuk ka pasur rekorde kriminale dhe se indiciet se mund të jetë I përfshirë në konflikte të mundshme nuk ekzistojnë. Sipas grupit hetimor, autori ka qenë i maskuar me kapele dhe një shall për t’u mos identifikuar.
Ai ka ardhur nga kodra pas vendit të ngjarjes dhe pasi ka shtënë me 4 plumba mbi viktimën, është larguar nga po e njëjta rrugë në zonën e Kuzum Babasë në Vlorë. Në të gjithë zonën janë mbledhur kamerat për t’u analizuar me qëllim zbulimin e autorit.
Ajo që bie në sy, është fakti se pas vrasjes nuk është gjetur asnjë automjet i djegur siç ndodh rëndom në vend. Sipas rrethanave, autori ka vepruar në këmbë, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë ndihmuar nga persona të tjerë. Pritet që kamerat e sigurisë të hedhin më shumë dritë rreth vrasjes së 58-vjeçarit.
Sipas banorëve të zonës, Renato Hoxhaj njihej si person i qetë dhe se nuk kishte konflikte me njeri. Fill pas ngjarjes, policia ka marrë në pyetje disa persona, të cilët nuk kanë dhënë detaje të vlefshme për hetimin. 58-vjeçari punonte si roje në një pallat, fare pak metra pronës së tij.
Mësohet se policia po mbledh informacione në lidhje me një indicie, ku dyshohet se viktima zotëronte një pronë të lakmuar në qytetin bregdetar, të cilën ja kanë kërkuar për ndërtime shumëkatëshe. Dyshohet se Renato Hoxhaj ka qenë kundër dhënies së pronës për shfrytëzim nga të tjerët, dhe eliminimi i tij lidhet me të.
Renato Hoxhaj jetonte i vetëm në shtëpi, teksa prej dy vitesh bashkëjetonte me një grua të komunitetit rom. Kjo e fundit ka treguar se ai punonte vetëm ditën në objektin që ruante prej më shumë se 1 viti e gjysmë. Ishte babai i dy fëmijëve të rritur. Gruaja e tij e parë jetonte në Itali dhe shpesh fëmijët vinin për ta takuar.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta