Kryeministri i Spanjës zotohet të hetojë ndërprerjen e energjisë elektrike

30 Prill 2025 | 08:37

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka premtuar se do të “zbulojë deri në fund” shkakun e ndërprerjes së paprecedentë të energjisë elektrike që goditi gadishullin Iberik të hënën, ndërkohë që operatorët e energjisë në Spanjë dhe Portugali përjashtuan mundësinë e një sulmi kibernetik.

Ndërprerja e energjisë zgjati për disa orë, duke lënë qytetet në errësirë dhe duke bllokuar dhjetëra mijëra udhëtarë në trena. Pas ndikimit të kësaj ndërprerjeje, mendohet se pesë persona kanë humbur jetën në Spanjë. Një familje me tre anëtarë ka ndërruar jetë nga helmimi me monoksid karboni pasi përdori një gjenerator në veriperëndim të vendit, një grua ka vdekur në Valencia për shkak të defektit të aparatit të oksigjenit, ndërsa një tjetër grua humbi jetën në Madrid nga një zjarr që shpërtheu nga një qiri.

Në një deklaratë të martën në mëngjes, pasi energjia elektrike ishte rikthyer në të dy vendet, Sánchez theksoi se ishte ende herët për të kuptuar saktësisht shkakun e problemit, por u shpreh i vendosur se do të merren masa për të parandaluar ndodhjen e incidenteve të ngjashme në të ardhmen.

“Është e qartë se ajo që ndodhi dje nuk mund të ndodhë përsëri,” tha ai, duke njoftuar krijimin e një komisioni të posaçëm që do të hetojë incidentin dhe do të shqyrtojë rolin e kompanive private të energjisë.

Kryeministri Sánchez siguroi se administrata e tij do të merrej me çdo reformë dhe masë të nevojshme për të parandaluar përsëritjen e një ngjarje të tillë në të ardhmen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja historike bërthamore civile mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite varet nga vendimi i Riadit për t’iu...
16:12 | 23/07/2026

Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të mërkurë se kërcënimet e fundit nga rebelët huthi të Jemenit, të...
14:49 | 23/07/2026

Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij

Kryebashkiaku i një qyteti në shtetin e Morelos, në Meksikën qendrore u vra të mërkurën nga persona të armatosur që hynë në ndërtesën e bashkisë. Vrasja erdhi...
14:08 | 23/07/2026