Rrëzohet kërkesa për daljen nga “41-bis” e të dënuarit për masakrën e Urës Vajgurore
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit Fran Marashi, i cili kërkoi të dilte nga regjimi i ashpër 41-bis, ku mbahet i izoluar prej 13 dhjetorit 2024, me vendim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.
Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani, në seancën e kësaj të mërkure, në orën 10:00.
Fran Marashi u dënua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar muajin e kaluar me burgim të përjetshëm, si person i përfshirë në masakrën e Urës Vajgurore më 17 qershor 1997, ku u vranë 4 policë dhe u plagosën 6 të tjerë.
Ngjarja e rëndë e asaj kohe u rigjykua sërish në Gjykatën e Posaçme, pas rikthimit të çështjes nga Gjykata e Lartë.
Përveç Fran Marashit, me burgim të përjetshëm janë dënuar edhe Musa Protoduari dhe Shkëlqim Protoduari, si dhe disa persona të tjerë me nga 25 vite burg.

LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet