VIDEO/ I shpallur në kërkim për 7 vjedhje në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari
Policia e Tiranës ka bërë të mundur ndalimin e një 28-vjeçari të shpallur në kërkim për disa raste vjedhjesh të ndodhura në kryeqytet.
Shtetasi me iniciale N. D., banues në Tiranë, u lokalizua dhe u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas hetimeve të kryera mbi bazën e kallëzimeve të bëra nga qytetarë të ndryshëm.
Ai dyshohet si autor i 7 rasteve të vjedhjes, të kryera gjatë muajve janar, shkurt dhe prill 2025.
Sipas hetimeve, 28-vjeçari ka vjedhur tre celularë, dy portofola, aksesorë automjeti dhe produkte të ndryshme në një dyqan. Gjithashtu, ai akuzohet se i ka marrë nga qafa një varëse floriri një shtetaseje, në një tjetër rast.
Policia po vijon hetimet vijojnë për të dokumentuar edhe vjedhje të tjera të mundshme të kryera nga i riu.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi