“Sterilizimi”- Ilir Beqja mungon në gjyq, shkak gjendja shëndetësore
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është mbajtur këtë të mërkurë seanca lidhur me çështjen e “Sterilizimit”, ku i pandehur është dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Beqaj, aktualisht i ndaluar në paraburgimin e Durrësit për një tjetër dosje hetimore të njohur si “SASPAC”, nuk është paraqitur fizikisht në gjykatë.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për në datën 7 maj, ora 13:00, seancën gjyqësore për çështjen e “Sterilizimit”. Shkak u bë mungesa e disa prej të pandehurve, përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Beqaj, i cili ndodhet në paraburgim për një tjetër dosje hetimore të njohur si “SASPAC”, nuk ishte i pranishëm në sallë dhe kërkoi që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij.
Ai dërgoi një deklaratë ku theksonte se gjendja shëndetësore nuk i lejon pjesëmarrjen në seancë. Krahas deklaratës ai kishte bashkëngjitur një recetë të medikamenteve që po merr në burg.
Gjykata, nëpërmjet kryesuesit të seancës, konstatoi se receta ishte e paqartë në përmbajtje dhe vendosi t’ia vërë në dispozicion edhe organit të akuzës.
Po ashtu, munguan edhe të pandehurit Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj, ndërsa avokati Arben Peci kërkoi kohë për t’u njohur me aktet e reja të dosjes. Në këtë kuadër, gjykata vendosi të shtyjë seancën dhe njoftoi se afatet e paraburgimit për të pandehurit do të pezullohen deri në mbajtjen e seancës së ardhshme.
“Po ia vëmë në dispozicion edhe organit të akuzës kopjen e recetës, ndonëse duket e paqartë çfarë mjekimesh po merr. Gjykata, pasi konstatoi mungesën e të pandehurve Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj e Ilir Rrapaj, dhe për shkak të kërkesës së avokatit kryesisht Arben Peci për t’u njohur me aktet, vendos të shtyjë seancën për në datën 7 maj, ora 13:00. Nuk do marrim masë administrative të mbrojtësve, por do e kemi parasysh në seancat e ardhshme. Pezullohen afatet e paraburgimit nga dita e sotme deri në seancën e ardhshme”, tha gjyqtari kryesues i seancës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West