Turistët italianë vizitojnë Gjirokastrën, magjepsen nga kultura, traditat e ushqimi
Në këtë periudhë pranvere turistët nga Italia zënë një numër të konsiderueshëm mes turistëve të huaj që vizitojnë qytetin e Gjirokastrës dhe rrethinat. Krahas vlerave natyrore dhe të trashëgimisë kulturore turistët italianë i tërheq edhe mikpritja e banorëve, çmimet e ulëta, tradita dhe gastronomia e larmishme.
“Është hera ime e parë që vij në Shqipëri, vizitën këtu ma rekomandoi një mik në Itali, deri tani kemi parë disa qytete, të cilat me kanë pëlqyer shumë për sa i përket bukurisë së peizazhit dhe njerëzve mikpritës”, thotë një turist.
“Është kënaqësi të vizitojmë kështjellën këtu në Gjirokastër dhe të njihemi me historinë e vendit tuaj, për të qenë e sinqertë më ka pëlqyer ky tur udhëtimi turistik në Shqipëri, këtu kemi gjetur vlera të traditës si dhe gatime karakteristike të shijshme”, shprehet një tjetër.
Vitin e kaluar u regjistruan rreth 150 mijë turistë italianë të cilët vizituan Jugun e vendit ndërkohë që pritet që gjatë 2025 numri i tyre të jetë më i lartë.
“Kam 12 vite që sjell grupe turistike nga Italia në Shqipëri por për këtë vit kemi shumë kërkesa nga e gjithë Italia, fillimisht kishte kërkesa vetëm nga jugu i Italisë duke qenë se e njihnin Shqipërinë por tashme kemi edhe zona të tjera që dëshirojnë të vizitojnë vendin tuaj dhe mbi të gjitha të njihen me historinë dhe kulturën shqiptare”, thotë Lorenco Lonoce, guidë turistike.
“Jemi në nisje të këtij sezoni dhe sigurisht pranvera ka sjellë këtë gjallëri edhe për turizmin ndërsa po shoqërojmë turistët e shumtë nga Italia, Gjirokastra është një qytet i jashtëzakonshëm për sa i përket kulturës, historisë dhe mbi të gjitha peizazhit tërheqës, tashmë këtu po zhvillohet një turizëm cilësor ndërsa kërkesat për ta vizituar nga italianët janë në rritje”, shprehet Mariano Pizzolante, sipërmarrës turistik.
Resurset historike, arkitektonike , kulturore që ka Gjirokastra si pasuri në UNESCO janë vlera të veçanta të cilat po tërheqin gjithmonë e më shumë turistët italianë në qytetin e gurtë.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal