Berisha takon Abdixhikun në Kongresin e PPE: Front i bashkuar për kauzën kombëtare

30 Prill 2025 | 18:43

Gjatë Kongresit të Partive Popullore Evropiane që u mbajt në Valencia, u zhvillua një takim mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe stafit të tij, me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kabinetin e tij.

Në qendër të diskutimeve ishin sfidat politike me të cilat përballen Kosova dhe Shqipëria në dy faza të ndryshme të proceseve zgjedhore – Kosova në periudhën paszgjedhore dhe Shqipëria në prag të zgjedhjeve. Të dy liderët ndanë analiza mbi zhvillimet e fundit politike në vendet e tyre, duke theksuar nevojën për qasje të bashkërenduar dhe mbështetje të ndërsjellë në përballimin e sfidave demokratike, si dhe forcimin e institucioneve përfaqësuese dhe demokratike.

“Si përfundim, u theksua domosdoshmëria për një bashkëpunim më të ngushtë mes LDK-së dhe PD-së, jo vetëm në kuadër të përkatësisë së përbashkët ideologjike dhe anëtarësisë në familjen e Partive Popullore Evropiane, por edhe për shkak të përgjegjësisë historike dhe kombëtare që mbartin. Palët u zotuan të thellojnë koordinimin për interesa të përbashkëta politike, për të forcuar vlerat demokratike dhe për t’u përballur së bashku me sfidat që i presin dy vendet dhe mbarë kombi shqiptar”, thuhet në një njoftim të PD.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026

Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni

Egnatia ka barazuar 3-3 ndaj Celjes në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Champions League, në një sfidë spektakolare dhe të...
17:34 | 23/07/2026

Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për gazetarët jashtë Kuvendit, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ardhur në seancën plenare vetëm për të...
16:57 | 23/07/2026