“Doktori kërkon mandatin…” – Muça: Zhgënjimi e çon votën te Shehaj dhe Basha
Gazetari Flogert Muça ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Baormetri” në Euronews Albania ku tha se sipas sondazheve demokratët e zhgënjyer nga Partia Demokratike dhe nga Sali Berisdha si udhëheqës i saj janë të prirur të votojnë derivatet e dala prej saj.
Megjithatë ai shtoi se në përgjithësi votuesit e djathtë janë sërish më të prirur të besojnë te PD-ja se sa te partitë që kanë dalë si derivate i saj.
“Shifrat dhe sondazhi janë kokëfortë kur thonë se nga zhgënjimi që kanë pësuar demokratët nag doktori, kemi atë bjerje dhe atë shpërndarje te Shehaj, te Basha të 25% votuesve demokratë. Tjetra votuesit janë herë tifozë herë me logjikë. Këta me logjikë krahasojnë alternativat dhe thonë këta që kanë 12 vjet dhe këtyre të tjerëve që janë derivate që zihen me doktorin dhe krijojnë partitë e tyre, ata thonë më mirë është ky i pari.
Duke komentuar edhe besueshmërinë që liderët e partive kryesore kanë, Muça tha se tashmë një ndikim të madh e kanë edhe rrjetet sociale të cilat po përdoren sim jet fushate kryesisht nga tre partitë e reja të drejtuara nga Adriatik Lapaj, Agron Shehaj dhe Arlind Qori.
“Ne ishim mësuar të shikonim një fushatë me 3-4 eksponentë, Rama, Berisha, Meta. Tani na janë blinduar rrjetet sociale me secilin nga këta. Ky inflacion i të konsumuarit politik mund të jetë kthyer në të kundërtën. Njerëzit ishin mësuar me 3 tani ke nëse jo të gjithë të paktën 8 që janë intensivë. I ke me banera, me sponsorizime në rrjetet sociale. Të gjitha këto e kanë vjelur opinionin public dhe e kanë bezdisur. Këta të rinjtë duan të shkojnë te njerëzit, duhet të shkojnë der më der të takojnë njeriun. Se dil bëjnë sponor, andej e këndej, ata ustallarët i kanë strukturat në terren”,-tha Muça.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër