Incident në Bulqizë gjatë fushatës elektorale, SPAK verifikon pretendimet

1 Maj 2025 | 11:50

Policia e Bulqizës ka depozituar materialet në Prokurorinë e Posaçme sa i përket incidentit të ndodhur pak ditë më parë gjatë një aktiviteti elektoral, ku dyshohet se deputeti demokrat Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij dhunuan Kalosh Murrën.

Përveç referimit policor, në SPAK ka depozituar kallëzim edhe vetë deputeti demokrat Xhelal Mziu, i cili pretendon se është ai personi i sulmuar dhe dëmtuar, ndërsa kallëzim në SPAK ka dërguar edhe një qytetar që pretendon se është dhunuar gjatë incidentit.

Veprimet hetimore po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj, i cili është caktuar në qarkun Dibër për të hetuar krimet zgjedhore apo për të monitoruar këtë zonë deri në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Në ditët në vijim, pritet që prokurori të marrë në shqyrtim tre kallëzimet dhe më pas të kryejë veprime hetimore si dhe të thërrasë personat e përfshirë apo që ishin prezent në vendngjarje, në cilësinë e deklaruesve.

Deputeti demokrat një ditë pas incidentit, reagoi zyrtarisht dhe kërkoi nga Prokuroria e Posaçme që të sekuestrohen kamerat e sigurisë në vendin ku u shënua ngjarja si dhe të hetohet thellësisht ngjarja, pasi sipas tij u dhunuan kryetari dhe përfaqësues të Partisë Demokratike në Bulqizë.

Mziu hodhi akuza ndaj policisë, duke thënë se ata janë bërë palë në këtë ngjarje kriminale, për faktin se drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me babain e kandidatit për deputet të PS, Jeton Dani.

Incidenti u shënua në datë 24 prill pas një takimi elektoral të zhvilluar nga Partia Demokratike në fshatin Ostren.

Policia referoi materialin në SPAK për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026