KDI: Ndryshimi i votimit brenda seancës cenon integritetin e Kuvendit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizatë e shoqërisë civile që monitoron punën e Kuvendit, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me mënyrën e zhvillimit të votimit gjatë vazhdimit të sotëm të seancës konstituive.
“Ndryshimi i mënyrës së votimit në mes të seancës, në mënyrë arbitrare nga kryesuesi dhe pa bazë në Rregulloren e Punës së Kuvendit, përbën shkelje të parimeve procedurale dhe një precedent të rrezikshëm për funksionimin e Kuvendit”, ka thënë KDI në një reagim në Facebook duke shtuar se “ky veprim jo vetëm që bie ndesh me standardet e një legjislature demokratike, por minon edhe besimin publik në rregullsinë dhe integritetin e proceseve parlamentare”.
Sipas KDI-së, çdo përpjekje për të ndryshuar rregullat gjatë lojës, “veçanërisht kur vjen në funksion të kalkulimeve të brendshme politike”, dëmton rëndë autoritetin e Kuvendit.
KDI ka ftuar kryesuesin e seancës – deputetin e LVV-së, Avni Dehari si dhe të gjithë deputetët, që të respektojnë standardet procedurale të përcaktuara në Rregullore dhe të veprojnë në përputhje me normat e përgjegjësisë institucionale dhe politike që i kërkon funksioni përfaqësues
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka thënë se votimi i kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet me votim të fshehtë.
Ai tha se duke u bazuar në Rregulloren e Kuvendit parashihet edhe votimi i fshehtë andaj tha se kjo është forma e duhur me qëllim të hapjes rrugë të zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit.
Por, kjo u kundërshtua nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, parti këto që e quajtën këtë veprim antiligjor dhe antikushtetues.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës