Klauzola e shpëtimit, 16 vende të BE do ta përdorin për shpenzime ushtarake

Flamujt të Bashkimit Evropian
1 Maj 2025 | 16:37

Më shumë se gjysma e vendeve anëtare të BE-së kanë ndërmend të zbatojnë një manovër përjashtimi me qëllim rritjen e shpenzimeve ushtarake.

Komisioni Evropian propozoi më herët gjatë vitit që anëtarët të përdorin një klauzolë emergjente për të shpenzuar deri në 1.5 për qind të GDP-së në formë investimesh për mbrojtjen gjatë 4 viteve të ardhshme, pa shkelur rregullat për deficitin dhe borxhin publik.

Lëvizja vjen pasi administrata Trump sugjeroi se Evropa duhet të paguajë më shumë për t’u mbrojtur, në një kohë pasigurish të shkaktuara nga agresioni i Rusisë në Ukrainë.

Gjermania dhe Polonia udhëheqin grupin e vendeve që kanë ndërmend ta bëjnë këtë lëvizje, bëri të ditur zyra e Komisionit Evropian përmes një komunikate për shtyp.

Hungaria dhe Sllovakia, qeveritë e të cilave konsiderohen si pro-ruse, ndodhen gjithashtu në listë. Ndërsa pjesa e mbetur e vendeve anëtare, që kanë kërkuar aktivizimin e së ashtuquajturës “klauzola e shpëtimit” përfshin: Belgjikën, Danimarkën, Finlandën, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Greqinë, Portugalinë, Slloveninë, Republikën Çeke, Kroacinë dhe Bullgarinë.

Klauzola mund t’u lejojë vendeve në fjalë të kalojnë limitet buxhetore dhe të shpenzojnë qindra miliarda dollarë për riarmatimin e kontinentit të vjetër brenda vitit 2030.

Edhe pse shpenzimet ushtarake brenda BE-së u rritën me 31 për qind që prej vitit 2021, shumë prej shteteve anëtare janë të prirura t’i rrisin ato më tej.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

NATO kërkon armë më ekonomike kundër dronëve: Nuk mund të përdorim raketa milionëshe

Kërcënimi në rritje nga dronët po e detyron NATO-n të ndryshojë qasjen ndaj mbrojtjes ajrore. Pas një sërë incidentesh të fundit, Aleanca po bashkëpunon ngushtë...
16:49 | 04/07/2026

Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelenskyy kërkon presion më të madh ndaj Moskës

Një sulm i natës me bomba nga Rusia goditi qytetin verilindor ukrainas të Sumyt, ku njëra prej bombave ra pranë një ndërtese banimi. Të paktën...
12:37 | 04/07/2026

Mijëra persona protestojnë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AfD

Mijëra persona dolën në protestë Erfurt të shtunën dhe bllokuan rrugët që të çonin në konferencën vjetore të AfD-së përpara zgjedhjeve rajonale që mund ta...
12:20 | 04/07/2026