Rama në Kuçovë: Drejtësi të pavarur vetëm me PS, na jepni votat të vijojmë reformat
Kryeministri Edi Rama, zhvilloi pasditen e së enjtes një takim elektoral në qytetin e Kuçovës.
Rama theksoi në fjalën e tij se vetëm nën qeverisjen e Partisë Socialiste, drejtësia në Shqipëri është bërë realisht e pavarur nga politika.
Rama kërkoi një fitore të madhe në 11 maj për të vijuar reformat dhe rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Shqiptarët nuk panë një njeri me pushtet që të dalë para gjyqit. Drejtësia ka qenë në zyrën e të parit të qeverisë. PS çarmatosi veten, dorëzoi shpatën dhe tërhoqi duart nga sistemi i drejtësisë, duke e kthyer barazinë para ligjit në një fakt. Çadra e PD ka qenë që drejtësia mos të merrte pushtet. Na duhet drejtësi që të godasë majtas e djathtas. Barazia para ligjit është themelore për të dërguar Shqipërinë si zonjë në sallonin e Europës”, tha Rama mes të tjerash.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim
- 12:45 Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
- 12:44 Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev