Richard Grenell ndër emrat e lakuar për të zëvendësuar Mike Waltz
Michel Waltz u shkarkua këtë të enjte nga pozicioni i tij si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar në Truth Social, duke njoftuar se do ta nominojë Waltz-in për të qenë “ambasadorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara”.
Marco Rubio u emërua nga Trump si zëvendësues i përkohshëm për Waltz, ndërsa në mediat amerikane po qarkullojnë edhe dy emra të tjerë të cilët janë kandidat të mundshëm për zëvendësimin e tij, ndër të cilët edhe i dërguari amerikan për misione të posaçme Richard Grenell.
Ric Grenell ka një karrierë më të gjatë diplomatike. Në mandatin e parë të Trump, ai shërbeu si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe më vonë si drejtor në detyrë i inteligjencës kombëtare, një rol i profilit të lartë në sigurinë kombëtare. Këtë herë, Trump e ka dërguar atë për të negociuar me Venezuelën mbi kthimin e migrantëve që erdhën në Amerikë dhe kthimin e qytetarëve amerikanë të mbajtur në vend.
Një tjetër emër që po përflitet për zëvendësimin e Waltz është Steve Witkoff, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme dhe aleat i Trump, i cili aktualisht është i Dërguari Special i SHBA-së në Lindjen e Mesme, si një zëvendësim të mundshëm. Edhe pse më parë nuk kishte përvojë diplomatike, Trump e emëroi atë për të negociuar një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit dhe e dërgoi në Rusi për të shërbyer si i dërguari i tij personal te Vladimir Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Thaçi nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e të atit, reagon Richard Grenell
- Grenell vizitë në Kosovë, politologu: Nga çfarë varet takimi me kryeministrin Kurti
Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:26 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë pranë Space Needle në Seattle, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar