Turistët amerikanë dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e policit italian

6 Maj 2021 | 08:50

Dy turistë amerikanë janë shpallur fajtor për vrasjen e një polici pranë hotelit të tyre në Romë në vitin 2019 dhe janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Finnegan Lee Elder, i cili ishte 19 vjeç kur ndodhi ngjarja, pranoi se kishte goditur me thikë Mario Cerciello Rega në orët e para të 26 korrikut 2019, ndërsa miku i tij Gabriel Christian Natale-Hjorth, asokohe 18 vjeç, po konfliktohej me një tjetër oficer policie.

Megjithatë, ata kanë deklaruar në gjykatë se kanë vepruar në vetëmbrojtje pasi menduan se dy policët, të cilët ishin pa uniformë, ishin banditë që iu ishin vënë pas pasi ishin përpjekur të blinin drogë.

Por gjykata nuk e ka pranuar dëshminë e tyre dhe kanë dhënë dënimin maksimal në Itali. Sipas Kodit Penal italian, personat me burgim të përjetshëm me dënim të formës së prerë mund të apelojnë vetëm pas 21 vitesh, në varësi edhe të rekordit për sjellje të mirë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit.

Dy amerikanët që vinin nga Kalifornia janë shpallur fajtor edhe për akuza të tjera si grabitje e mbetur në tentativë, sulm dhe mosbindje urdhrit të policisë dhe mbajtje e një thike sulmi pa një arsye të justifikueshme.

Lexoni gjithashtu 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026