Berisha në Peqin: Me PD-në nuk do ketë rroga nën 500 euro dhe pensione nën 200 euro
Gjatë një fjalimi para qytetarëve të Peqinit, lideri i opozitës Sali Berisha prezantoi premtimet kryesore të programit të tij elektoral, duke u ndalur veçanërisht te rritja e pensioneve dhe pagave.
Ai deklaroi se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, nëse merr mandatin e qytetarëve, nuk do të ketë më asnjë pensionist me pension nën 200 euro dhe asnjë punonjës me pagë më të ulët se 500 euro.
“Në 100 ditët e para u siguroj se nuk do ketë pensionist me pension nën 200 euro. Sot me pension nën 172 euro janë 57% e të gjithë pensionistëve. U siguroj se me 11 Maj, me votën tuaj, ju bëni një ndryshim epokal sepse pas 11 Majit në 100 ditët e para nuk do të ketë rrogëtar me rrogë më të ulët se 500 euro në Shqipëri. Dhe se rroga mesatare do jetë 1250 euro. Nuk do ketë mësues me rrogë nën 1500 euro”, tha kreu i PD.
Berisha e konsideroi situatën aktuale ekonomike si të papërballueshme. Ai solli në vëmendje krahasime me vendet fqinje, si Mali i Zi, ku pensionet janë trefishuar gjatë kësaj periudhe, ndërsa në Shqipëri qeveria ka ndarë vetëm 16 milionë euro nga buxheti për 760 mijë pensionistë.
“E vërteta është se ky Peqin, kjo Shqipëri është bërë e pajetueshme. Mali i Zi është një territor i vogël, por pasuri përrallore si Shqipëria nuk ka asnjë vend tjetër. Çfarë ndodhi me pensionistin malazez? Ndodhi ajo që qeveria e Malit të Zi, e zgjedhur nga qytetarët e saj, kthen paratë e taksave tek qytetarët. Taksat që ua merr, ua kthen atyre në rroga dhe pensione.
Edi Rama solli këtë vit buxhetin 8 miliardë euro. Kishte lënë gjithsej për pensionistët 16 milionë euro. Për 760 mijë burra dhe gra vetëm 16 milionë euro. Kur ne kërkuam të vendosim minimumin jetik 200 euro, kjo, tha ai, na çon në humnerë. Po a shkoi Mali i Zi në humnerë që i rriti pensionet? A shkoi Maqedonia në humnerë? A shkoi Serbia në humnerë?”, shton Berisha.
Kreu i opozitës u ndal dhe tek fermerët që sipas tij, marrin pesë herë më pak mbështetje financiare se ata në Maqedoni apo Serbi, gjë që i bën jo konkurrues dhe i lë prodhimet e tyre të kalben në fusha.
“Jam sot këtu për të kërkuar nga të gjithë ju, nga të gjithë qytetarët e Peqinit, të gjithë fermerët e Peqinit, të bashkohemi për të votuar ndryshimin. Me votën tonë ne mund të bëjmë jo një ndryshim, por një ndryshim epokal.
Fermerët kanë tokat nga më të mrekullueshmet, por problemi është se kanë mbështetje mizerabël dhe nuk konkurrojnë dot me fermerët e Maqedonisë, Kosovës apo Serbisë, sepse ata marrin mbështetje pesë herë më shumë se fermerët e Peqinit.
Të gjitha këto bëjnë që fermeri ynë të mos konkurrojë dot me fermerin maqedonas apo serb. 80% e të gjitha frutave dhe zarzavateve që shiten në dyqanet tona janë importi, ndërkohë që Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm sa asnjë vend tjetër”, thekson Sali Berisha nga Peqini.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet