Rama në Gjirokastër: Shqipëria po bëhet shtet, BE ka standarde e duhet të përmbushim

3 Maj 2025 | 11:14

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët e Gjirokastrës, ku u ndal te zhvillimet ekonomike dhe turistike të zonës, duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së standardeve të Bashkimit Europian  për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Rama nënvizoi se ky është një proces që kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe që ka ndikuar në ndryshimin e perceptimeve ndërkombëtare për Shqipërinë.

“BE ka një makineri që është makineria më e madhe burokratike e botës, që ndjek 24 orë 7 ditë të javës çdo gjë. Nuk të falin as për sytë e bukur, as për detin Jon, sepse duan të dinë nëse ky shteti i ri që po fusim brenda përmbush standardet tona,” tha Rama, duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së kërkesave të BE-së.

Ai më pas kujtoi se deri para një dekade, Shqipëria ishte në një pozicion të dobët në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke përmendur se udhëheqësit europianë e shikonin vendin me një ndjesi përçmimi dhe keqardhjeje.

“Ishim një vend qesharak, që nuk kishte asnjë lloj pozicioni, asnjë lloj respekti,” shtoi Rama, duke theksuar se ky është ndryshimi i madh që ka ndodhur në vitet e fundit.

Kryeministri theksoi gjithashtu se procesi i shtetbërjes në Shqipëri po shkon drejt përmbylljes dhe se anëtarësimi në BE është një çështje e rëndësishme për forcimin e shtetit shqiptar. “Në momentin që BE të fut brenda, ti je bërë shtet,” përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026