Kapen duke vjedhur në një kompleks të Tiranës, vihen në pranga dy persona

3 Maj 2025 | 10:39

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kapën gjatë një vjedhje në një kompleks të vendosur në rrugën “Fejzi Himzo” në Tiranë.

Shtetasit e arrestuar janë P. M., 51 vjeç, dhe E. Ç., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë. Pas kapjes në flagrancë, u sekuestruan disa nga sendet e vjedhura.

Veprimet hetimore të mëtejshme zbuluan dhe dy vjedhje të tjera të kryera nga të njëjtët individë në muajt mars dhe prill të këtij viti. Vlerat e vjedhura përfshijnë para, pajisje elektroshtepiake, vegla pune dhe pije alkoolike.

Policia ka vazhduar hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026