E dënuar me mbi 9 vite burg për trafik droge në Itali, kapet në Elbasan 47-vjeçarja
Një 47-vjeçare e shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Elbasan, si rezultat i një operacioni të koordinuar mes Policisë shqiptare dhe autoriteteve italiane.
Majlinda Avduli, e njohur edhe me emrin Dajana Tafani, u lokalizua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 44”. Ajo ishte në kërkim nga Interpol Roma, pas një vendimi të Gjykatës së Apelit në Cagliari, Itali, e cila në vitin 2016 e dënoi me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim për përfshirje në një organizatë kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.
Arrestimi i saj u mundësua në sajë të bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Roma. Aktualisht, autoritetet shqiptare po punojnë me homologët italianë për finalizimin e procedurave të ekstradimit të saj drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin.
Kjo është një tjetër goditje ndaj personave të përfshirë në veprimtari kriminale ndërkombëtare, si dhe një dëshmi e efikasitetit të bashkëpunimit mes institucioneve ligjzbatuese shqiptare dhe partnereve ndërkombëtarë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Grabiti dhe dhunoi shitësen e një dyqani, shpallet në kërkim 48-vjeçari në Sarandë
- Hamasi gati të nënshkruajë marrëveshje armëpushimi për Gazën
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë