EMRI/ Grabiti shitësen dhe tentoi ta përdhunonte, kush është autori në kërkim
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Sarandës, ku një person nën kërcënimin e thikës ka grabitur një shumë prej 60.000 lekësh dhe dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj shitëses së një dyqani konfeksionesh në lagjen nr. 2 të qytetit.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar si Jorgo Kumaraku, i njohur edhe me emrin Leonard Kumaraku, 48 vjeç, nga fshati Livadhja i Bashkisë Finiq, një individ me një të kaluar të ngarkuar kriminale dhe përdorues i lëndëve narkotike.
Kumaraku nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe atë greke. Ai ka një histori të gjatë me precedentë penalë, duke përfshirë:Grabitje në vitin 2007 nën kërcënimin e armës lodër ndaj punonjëses së kazinosë “Perla” në Sarandë, dënuar me 5 vjet burg.
Në vitin 2008 për ‘Dhënie deklarate të rreme’ për futje të një celulari në qeli , dënuar me 6 muaj burg. Në vitin 2013 për Grabitje me pistoletë lodër ndaj punonjëses së kazinosë “Admiral” në Sarandë dhe një ditë më pas, një tjetër grabitje në Gjirokastër.
Në vitin 2022 i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për “kanosje” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, pasi kërcënoi një punonjëse zyre pranë një bankomati. Më tej, në vitin 2023 i arrestuar për vjedhje në një hotel në Livadhja. Gjithashtu në Greqi i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Policia e Sarandës ka shpallur Kumarakun në kërkim dhe vijon operacioni intensiv për kapjen e tij, ndërsa ndaj tij janë ngritur akuza për grabitje me dhunë dhe tentativë për përdhunim.
Policia po vijon hetimet për lokalizimin e tij.
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore