Të rinjtë u qëlluan me armë pas sherrit, detajet e ngjarjes me 5 të plagosur në Laç

3 Maj 2025 | 15:44

Pesë persona kanë mbetur të plagosur pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, nga një breshëri arme që është derdhur drejt 4 të rinjve.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas një sherri mes një grupi të rinjsh në Laç ndërsa plumbat kanë kapur edhe një grua të pafajshme, e cila po shiste në trotuar.

Nga burime thuhet se të shtënat kanë ardhur pas një sherri dhe autori ka qëlluar me armë automatike drejt një makinës ku ndodheshin 4 të rinj.

I dyshuari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa burime thonë se policia ka arritur ta identifikojë atë dhe po punon për kapjen e tij.

Të plagosurit janë identifikuar si Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj.

Pesë të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Mësohet se dy prej tyre, Amarildo Ndoj dhe Geri Bitri, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I.,  A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj,  të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026