Barometri publikon shifrat finale, pëlqyeshmëria e liderëve pak ditë para 11 majit
Barometri Euronews Albania ka realizuar matjet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Konkretisht është realizuar matja e pestë kombëtare ku janë pyetur 1600 qytetarë nga data 24 Prill – 04 Maj në të gjithë vendin dhe matja e katërt për Qarkun e Tiranës ku janë pyetur 1000 qytetarë nga datat 24 Prill – 04 Maj. Metodologjia e përdorur në të dy rastet është kampion rastësor i shtresëzuar dhe mbledhja e të dhënave është realizuar si në gjithë matjet e mëparshme ballë për ballë.
Pyetja e parë lidhet me pëlqyeshmërinë në qarkun Tiranë dhe nivel kombëtar për të gjithë liderët që janë në garë në 11 maj sipas fletës së votimit.

Pëlqyeshmëria e Edi Ramës për qarkun e Tiranës është 48,2% në këtë matje të katërt, në nivel kombëtar në këtë matje të pestë është 52,4%.
Për Sali Berishën pëlqyeshmëria është 35,5 për qind në qarkun tiranë dhe në rang kombëtar është 34,6 për qind.

Për Agron Shehajn pëlqyeshmëria për qarkun Tiranë është 25,4 për qind, ndërsa në rang kombëtar pëlqyeshmëria për Shehajn është 38,8 për qind.
Për Adriatik Lapjan pëlqyeshmëria në qarkun Tiranë është 21,7 për qind, në nivel kombëtar 35,1 për qind.
Për Arlind Qorin pëlqyeshmëria në qarkun Tiranë është 19,7 për qind ndërsa në nivel kombëtar është 25,1 për qind.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte